Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në fshatin Oreshak të Bullgarisë Veriore. Festivali i xhazit mbahet në hapësirat e ekspozitës në fjalë. Organizatori kryesor i tij është Kamen Hasëmski - një artist, zanatçi dhe biznesmen që zgjodhi të jetojë në fshatin e afërt Çerni Osëm.
Hasëmski tha për BTA se “ideja e festivalit është që muzika të jetë lidhur drejtpërdrejt me artin”. Kështu, zanatçinj të ndryshëm dhe piktorë do t'i bashkohen programit të koncertit në vend. Për vizitorët më të rinj organizohen punëtori kreative, do të ketë edhe prezantime librash.
Në ditën e parë, vizitorët do të dëgjojnë performanca nga Jazz Tet - Troyan, Hot Club de Plovdiv, YIK - CNN (Kinë). Vetëm një ditë pas koncertit të tij në Sofje, i riu brazilian Will Sant do të jetë i ftuar në Oreshak dhe kështu turneu i tij veror në Evropë nis nga Bullgaria. Koncerti i tij në Oreshak i kushtohet veprës së muzikantit legjendarit Joao Gilberto.Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..