Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Foto: jazzandart.bg

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në fshatin Oreshak të Bullgarisë Veriore. Festivali i xhazit mbahet në hapësirat e ekspozitës në fjalë. Organizatori kryesor i tij është Kamen Hasëmski - një artist, zanatçi dhe biznesmen që zgjodhi të jetojë në fshatin e afërt Çerni Osëm.

Hasëmski tha për BTA se “ideja e festivalit është që muzika të jetë lidhur drejtpërdrejt me artin”. Kështu, zanatçinj të ndryshëm dhe piktorë do t'i bashkohen programit të koncertit në vend. Për vizitorët më të rinj organizohen punëtori kreative, do të ketë edhe prezantime librash.

Në ditën e parë, vizitorët do të dëgjojnë performanca nga Jazz Tet - Troyan, Hot Club de Plovdiv, YIK - CNN (Kinë). Vetëm një ditë pas koncertit të tij në Sofje, i riu brazilian Will Sant do të jetë i ftuar në Oreshak dhe kështu turneu i tij veror në Evropë nis nga Bullgaria. Koncerti i tij në Oreshak i kushtohet veprës së muzikantit legjendarit Joao Gilberto.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024

Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..

botuar më 24-09-04 2.40.MD

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD