Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov, zëvendësministrja e punëve të jashtme Maria Angelieva, kolonelja Nevjana Miteva dhe Adelina Nikollova, zëvendësministra të mbrojtjes.
Gjatë forumit do të festohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s. Në takim pritet të merren vendime lidhur me forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, vazhdimin dhe institucionalizimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës për Ukrainën, thellimin e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s nga rajoni Indo-Paqësor. Në kuadër të takimit është planifikuar një takim në formatin e aleatëve, një takim i Këshillit NATO-Ukrainë me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, si dhe një format partneriteti me partnerët Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Republika e Koresë dhe me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Pritet që në kryeqytetin amerikan të jenë të pranishëm 36 liderë qeveritarë dhe shtetërorë.74% e të rinjve bullgarë janë pak a shumë duke e shqyrtuar idenë e emigrimit jashtë vendit, sipas një sondazhi ndër të rinjtë në Evropën Juglindore të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert”. U anketuan 9000 njerëz në moshë nga 14 deri në 29 vjeç...
Inflacioni mujor për muajin shkurt në raport me janarin është 0.6%, ndërsa ai vjetor për shkurt 2025 është 0.6%. krahasuar me shkurt 2024 është 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni që nga fillimi i vitit (shkurt 2025..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..