Ndihma humanitare e ofruar nga Bullgaria për popullsinë civile të Gazës u nis me kamionë për në rajon më 29 qershor, njoftoi në Facebook Ambasada Bullgare në Jordani.Dërgesa përfshin ushqime, ilaçe, tenda dhe mallra të tjera thelbësore. Ato do t'u dorëzohen njerëzve në nevojë me mbështetjen e Organizatës së Bamirësisë Hashimite Jordaneze (JHCO). Ambasadori Metin Kazak shprehu falënderimet më të sinqerta për ndihmën dhe koordinimin e ofruar nga organizata bamirëse në personin e udhëheqjes së saj. Ai shprehu besimin se Bullgaria dhe Mbretëria Hashimite do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në sferën humanitare dhe se pret që lufta në Gaza të përfundojë së shpejti dhe të vendoset një armëpushim afatgjatë.
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë të Shengen për Bullgarinë dhe Rumaninë është një çështje shumë e rëndësishme. Dëshirojmë që deri në..
Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai..
Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..
Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit..
Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat..
Në mënyrë unike është gjetur se si të financohet gabimisht çdo sektor në kulturë. Krijuesit aktualisht punojnë si fabrikat dhe në vend që të krijojnë..