Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si e gjallëroi Kampionati Evropian i Futbollit sheshin e një fshati në Bullgari 


facebook.com/groups/mursalevo

"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68 kilometra në perëndim të kryeqytetit tonë, në qarkun e Kjustendillit, ndodhet fshati i vogël Mursalevo. Sipas të dhënave zyrtare të këtij viti, aty jetojnë 355 banorë. Mes tyre janë dhe Stanisllav, gruaja e tij dhe fëmija i tyre i vogël. Familja është pjesë e valës së re të bullgarëve që zgjedhin një jetë të qetë në natyrë në vend të adrenalinës së xhunglës urbane dhe para vitesh u shpërngulën në Mursalevo. 

Fshati Mursalevo
"Unë kam trashëguar një shtëpi atje dhe kjo është arsyeja. Ne donim të regullonim pronën e gjyshit tim, t'i jepnim një jetë të re pasi po shkretohej. Njerëzit e fshatit janë më të ndryshëm, më të qetë dhe më të lirë, më pak të angazhuar në krahasim me një njeri që punon në qytet. Klima është e përshtatshme edhe për rritjen e fëmijëve të vegjël. Është afër lumit. Ne kemi më shumë mundësi për relaksim, për qetësi, për të lexuar libra, për punë në kopsht, gjë që na lehtëson pas një dite të gjatë pune”, tha Stanisllav Grozdanov për Rosinka Prodanova nga Radio Kombëtare Bullgare-Blagoevgrad.  
Stanisllav Grozdanov
Përshkruan vendin kështu:


"Një fshat piktoresk dhe i qetë, që jep mundësi për të rinjtë".

Në Mursalevë ende nuk ka shumë familje të reja. “Personalisht kujtohem për tre familje, por mendoj se numri i tyre në rritje është një trend që do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thotë me bindje bullgari. Shkolla dhe kopshti i fshatit nuk funksionojnë vitet e fundit, por është siguruar autobus i veçantë për fëmijët nga fshati për të shkuar në Koçerinovë. Në fshat është vështirë të gjesh punë, por fshati është afër qyteteve më të mëdha, si Dupnica, Blagoevgrad dhe kryeqyteti Sofje, me lidhje hekurudhore të rregulluar mirë dhe infrastrukturë rrugore, e cila ofron mundësi për punëtorët.
Rruga kryesore në Mursalevo
Ndërsa që prej datës 14 qershor, në mbrëmje, pas ditës së gjatë të punës, sheshi i fshatit të ofron edhe ndjenjën e komunitetit në sfondin e emocioneve futbollistike. Në frymën e amanetit së Apostullit të Lirisë Vasill Levski - "Duhen vepra, jo fjalë" - Stanisllavi dhe bashkëfshatarët e tij, të provokuar nga kampionati evropian i futbollit në Gjermani dhe nevojës për të qenë në komunitet, vendosën të ngrenë një ekran 8 metra në qendër të fshatit Mursalevo dhe kështu të gjithë mund të shijojnë ndeshjet e futbollit në shoqëri.  


"Në radhë të parë më provokoi ideja se është mirë që verës të ketë evente në fshat. Ne organizojmë një panair, por ai është një herë në vit dhe njerëzit mblidhen në shesh vetëm atëherë. Ky ishte motivi im kryesor - t'i bëjmë njerëzit të mblidhen në një vend, të bisedojnë, të komunikojnë, të jenë së bashku." 


Me fonde dhe pajisje të përbashkëta nga qendra komunitare lokale, çdo natë rregullohen stola, karrige dhe tavolina në pritje të Mbretit, Futbollit dhe disa fjalëve të shkëmbyera, buzëqeshjeve dhe emocioneve lehtësuese. Ftesës për mbrëmjen e pare, drejtuar 10 ditë më herët, iu përgjigjën afro 70 veta. “Ka pasur njerëz edhe nga Blagoevgradi, erdhi dhe kryetari i bashkisë lokale të Koçerinovës, Stanisllav Gorov”, thotë me krenari Stanisllav Grozdanov. Ai shpreson se gjatë kampionatit interesi dhe popullariteti i ngjarjeve do të fitojë vrull dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të shikojnë me ta ndeshjet e vona të turneut, e pse jo edhe finalen.


"Jo vetëm meshkujt janë të interesuar. Çdo natë vijnë edhe gra e fëmijë, sepse kjo ide e jona nuk është mbyllur vetëm në kuadër të kampionatit europian. Do të vijojë edhe me nismën “Kinema Verore në shesh”. Në fakt, një ngjarje e tillë nuk është mbajtur kurrë më parë në fshat, por planifikojmë ta vazhdojmë."

Mos e pyesni Stanisllavin se kush do ta fitojë kupën në Gjermani. Qëllimi përfundimtar nuk është i rëndësishëm, por rruga drejt tij është e rëndësishme. Dhe rruga drejt një jete të re për fshatin Mursalevo përfshin gjithashtu një shkollë verore gjuhësore në anglisht dhe njohuri kompjuterike për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç. Kurset filluan menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor dhe një nga mësuesit kryesorë është sigurisht Stanisllavi.

Dhe ndërsa të vegjlit po mësojnë dhe krijojnë shoqëri, të rriturit po përgatiten për panairin tradicional të Mursalevës, i cili këtë vit do të jetë më 2-3 gusht..

Përpiloi: Vesella Krësteva /sipas intervisrës së Rosinka Prodanova nga Radio Kombëtare Bullgare-Blagoevgrad/ 
Foto: BNR-Blagoevgrad, facebook.com/groups/mursalevo, bg.wikipedia.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD
Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit/BTA

Ruzhdi Ruzhdi solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Lojërat Paraolimpike në Paris

Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..

botuar më 24-08-31 10.49.PD