Një sinjal i shkallës më të lartë të kërcënimit të paraqitur nga një prej shërbimeve më me ndikim në botë është arsyeja pse shtëpia e liderit të GERB Bojko Borisov ruhet nga snajperët. Kështu ai iu përgjigj pyetjes së PP-DB se pse ushtarët me armë qëndrojnë para gardhit të shtëpisë së tij në Bankja.
Sipas Bojko Borisov, arsyeja e kërcënimit është mbështetja e dhënë për Ukrainën.
“Në dy parti diametralisht të kundërta doli informacioni se kërcënimi ndaj personit të liderit të GERB-it, për shkak të të cilit është dashur të rritet siguria nga Shërbimi i Sigurisë Kombëtare, ka ardhur nga Deljan Peevski”, u tha ai gazetarëve dhe theksoi senuk ka asnjë arsye tjetër përveç asaj që përmend ai vetë.
Bojko Borisov kërkoi "të mos bashkohen GERB dhe DPS në një", duke theksuar se ka shumë ngjashmëri dhe dallime me Deljan Peevskin, si dhe se nuk ka marrëveshje midis dy palëve. “GERB do të ofrojë një qeveri të pakicës dhe tërësisht tonën. Nuk dua mbështetje nga numri i deputetëve, por nga partia, nuk bëj pazar me përfaqësuesit e popullit”, tha ai.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..