“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që predikojnë armiqësi dhe urrejtje kundër Bullgarisë evropiane. " Këtë qëndrim të bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, e ka bërë të ditur qendra për shtyp e partisë së tij.
Deljan Peevski thekson se refuzimi i deklaruar me arrogancë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila kërkon përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë në Kushtetutë me ndryshime në ligjin bazë, është shkelje e rëndë e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai shton se vendi ynë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij provokimi të radhës.
“Unë pres që të gjithë deputetët e parlamentit bullgar dhe deputetët bullgarë të Parlamentit Evropian, pavarësisht nga përkatësia partiake, të mos i injorojnë këto procese alarmante në vendin tonë fqinj”, tha bashkëkryetari i DPS.Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tigër që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..
Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe..
Ambulancat dhe repartet e urgjencës në vendin tonë nuk kanë ende pajisje për diagnostikim ekspres. Para BNR-së, Desisllava Katelieva, kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Punëtorëve të Emergjencave, theksoi se nëse do të kishte mundësi për diagnostikim..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga..
Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..