Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brendo, i cili kërkohet me një urdhër-arresti evropian, u dorëzua në polici

Atanas Illkov
Foto: BGNES

Mëngjesin e sotëm në polici u dorëzua Evelin Banev-Brendo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ai u zhduk pasi mori një dënim efektiv me gjashtë vjet për pastrim parash.

Në vitin 2018, Evelin Banev u shpall person në kërkim kombëtar dhe më pas për të u lëshua një urdhër arresti evropian. Krahas burgut në vendin tonë, Brendo përballet me dhjetë vjet burg për trafik droge në Rumani, ndërsa në Itali - 20 vjet burg sërish për drogën në aferën “Mbretërit e Kokainës”.

Evelin Banev

Emri i Evelin Banev u dëgjua për herë të fundit në fund të vitit të kaluar për një çështje me prokurë të përgatitur në bashkinë e fshatit Tllaçene në rajonin e qytetit Vraca në maj të vitit 2022. Edhe atëherë u ndërmorën veprime operative për të sqaruar nëse ai ka qenë personalisht i pranishëm gjatë vërtetimit të dokumentit nga nënkryetari.

Në një konferencë për shtypin, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare, Atanas Illkov, deklaroi se MPB po fillon hetimin se si Brendo arriti të hyjë në Bullgari. “Vendet e burgimit janë një vend i mirë për t'u fshehur, në mënyrë që të mos i arrijnë armiqtë me të cilët ka marrëdhënie të pazgjidhur. Megjithatë, për momentin nuk mund të themi nëse kjo është arsyeja e kthimit të tij”,  komentoi ai.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat dhe biznesi do të protestojnë për çmimin e energjisë elektrike industriale

Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..

botuar më 25-01-09 1.18.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri i bëri thirrje parlamentit që të rregullojë ligjërisht statusin me emrin e Kishës Ortodokse Bullgare

Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..

botuar më 25-01-09 11.36.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD