Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë sociale". Filmi është xhiruar në periudhën 1998 - 2022 dhe përmban pamje të papara arkivore nga jeta e mësuesit të famshëm shpirtëror Vaklush Tolev. Në film dëgjohet muzikë e fyelltarit të njohur bullgar Teodosij Spasov.
Qëllimi i festivalit “Mbani mend të ardhmen" është të tregojë para botës në mënyrën më të mirë një gjeneratë të re regjisorësh të talentuar, tha drejtori për BTA.
“Vaklush” tashmë është përzgjedhur për pjesëmarrje në 24 festivale të filmit dokumentar në mbarë botën. Deri më tani ka 10 çmime, katër prej të cilave janë nga India. Ai është nderuar me statuja në Amerikë, Suedi dhe Francë. Switzerland Film Fest & Screenplay Competition i dha atij një çmim për skenarin më të mirë, raporton BTA.Foto: Nikollaj Vasilev, @vaklush.film
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...