Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Foto: BTA

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të shërbejnë destinacionet Sofje - Burgas dhe Burgas - Sofje gjatë sezonit veror. Treni i parë niset këtë të shtunë dhe do të lëvizë çdo ditë. Ai do të përbëhet nga katër vagona të tipit sallon me ajër të kondicionuar dhe një vagon për transportimin e personave me lëvizshmëri të zvogëluar.


Treni i ri do të përshkojë distancën midis kryeqytetit dhe qytetit bregdetar në 5 orë e 55 minuta, duke qenë praktikisht treni më i shpejtë në këtë itinerar.

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD