Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon”. Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim nga grupi Funkilicious - atje ai është kitarist dhe autor i aranzhimeve.
Nikoll dhe Cvetan tashmë disa vite janë duke punuar së bashku në muzikën e tyre origjinale dhe nuk e fshehin se ky bashkëpunim është një kënaqësi e madhe për ta.
"Fenomen" është kënga e tyre e parë në bullgarisht. Muzikën e kompozuan ata të dy, ndërsa tekstin e shkroi Cvetan. Ata tërhoqën gjithashtu të rinj të tjerë të talentuar për të punuar në këtë projekt, si basisti Emilio Marholev nga një grup tjetër në zë - SoulBmoll (SOulbemOll), me të cilin e bënë aranzhimin. Në këngë dëgjohen edhe zërat magjik të vajzave të grupit LaTiDa.
Pavarësisht tingullit të tij të lehtë, "Fenomenon" vjen me një mesazh të prezantuar nga Nikoll kështu:
“Kënga satirizon një moment të caktuar në jetën e shumë njerëzve kur mendojnë se janë shumë të lezetshëm, të paarritshëm dhe interesantë dhe meritojnë të kenë një të ardhme të mrekullueshme, mirëpo pa punuar për të. Në pamje të parë mund të thuhet se teksti është mjaft qesharak dhe plotë shaka, por në fakt ai tregon shumë të vërteta për vet ne – njerëzit, dhe na bën të mendojmë. Mund të jetë gjithashtu i pakëndshëm për disa njerëz, sepse ata e zbulojnë veten në të."
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i..