Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Malit të Zi, konfirmoi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij malazez Jakov Milatoviq në qytetin Cetine, kryeqyteti historik dhe kulturor i Malit të Zi.
Duke komentuar pritshmëritë e tij nga parlamenti i ri dhe qeveria e re e mundshme në vendin tonë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi: “Besoj se Bullgaria do të vazhdojë të mbajë politikën e saj për të mbështetur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria është shtytësi kryesor i kësaj politike”.
Presidenti bullgar theksoi se procesi i integrimit nuk duhet t'u nënshtrohet vetëm rrethanave gjeostrategjike, por edhe parimit të meritave të veta. “Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi është një vend udhëheqës në këtë proces – raporti i Komisionit Evropian për treguesit e ndërmjetëm për kapitujt 23 dhe 24 është një parakusht për përshpejtimin e procesit”, theksoi gjithashtu Radev, cituar nga BTA.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..