Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidentja maqedonase e prezantoi si një takim shtrëngimin e duarve me kryeministrin bullgar

Foto: FB/Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka njoftuar në Facebook se ka pasur një takim me kryeministrin bullgar Dimitër Gllavçev, raportoi BGNES. "Gjatë samitit ndërkombëtar për paqen në Ukrainë, u njoha dhe pata një takim me kryeministrat e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe të Bullgarisë Dimitër Gllavçev. Pres me padurim të fillojmë debate produktive me ta për të mirën e vendeve tona dhe të rajonit. Ne jemi të obliguar të bashkëpunojë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ka shkruar Siljanovska dhe ka publikuar një foto nga shtrëngimi i duarve me Dimitër Gllavçev dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Më shumë se 2 vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, liderë dhe zyrtarë të lartë nga më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare u takuan në vendpushimin malor zviceran të Bürgenstock për një samit dy-ditor kushtuar zgjidhjes së konfliktit më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD