Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 qershorin

Mbulesa e reve çahet dhe shiu ndalon

Foto: BGNES

Të shtunën e datës 15 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e paradites vende-vende në rrafshnalta dhe ultësira dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por nuk do të ketë reshje. Në gjysmën verilindore të vendit do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore, ndërsa në jugperëndim pothuajse e qetë. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje - rreth 26°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell, pas mesditës me vranësira. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 21°, në 2000 metra – rreth 14°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë Detit të Zi. Dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar gjatë orëve të mëngjesit. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 22°-25°. Eksitimi i detit do të jetë 1-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD