Kreu i partisë GERB, e cila është fituesja e zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bojko Borisov, paralajmëroi se nuk është koha për ultimatume dhe zemërim. “Është koha për shtetin”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp që pas zgjedhjeve më 9 qershor. "Unë jam pro parlamentit, qeverisë, presidencës - të ketë një mirëkuptim për çështjet e përbashkëta kombëtare," vuri në dukje Borisov.
“Do të ketë qeveri nëse kryeministri është nga GERB. Unë nuk do të kandidoj për kryeministër, që të ketë mundësi më të mira për negociata, deklaroi ai dhe saktësoi se kabineti i ardhshëm duhet të dominohet nga GERB me ministra të tyre të jashtëm dhe të mbrojtjes. Ai ishte gjithashtu i bindur se Maria Gabriel nuk do të merrte pjesë në kabinet. E vetmja mundësi është që të gjithë të kapërcejnë egon e tyre dhe të formohet një kabinet ekspertësh, tha gjithashtu Borisov.
GERB fton palët e tjera në negociatat e qeverisë të hënën. Në ekipin negociator të GERB-it janë Temenuzka Petkova, Raja Nazarjan dhe Denica Saçeva.Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..
Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..
Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga..
Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet..