Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria.
GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3, "Vëzrazhdane" - 3, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 2, "Ka një popull të tillë (ITN) - 1.
Ish-kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi listën e GERB-SDS, refuzoi një mandat në Parlamentin Evropian. Xhevdet Çakër dhe Iskra Mihajllova nga DPS gjithashtu refuzuan të bëhen eurodeputetë. Kështu emrat e deputetëve të rinj do të jenë:
GERB-SDS - Andrej Kovaçev, Andrej Novakov, Emill Radev, Eva Majdell dhe Ilija Llazarov – Partia Popullore Evropiane (EPP);
PP-DB – Nikolla Minçev; Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) figurojnë në listën me preferenca. Ata zhvendosin Stefan Tafrov dhe Daniell Lorer - "Rinovo Evropën";
"Vëzrazhdane" - Stanisllav Stojanov, Petër Vollgin (gazеtar i njohur nga BNR - shën. red.) dhe Rada Llajkova - nuk kanë vendosur se cilit grup në Parlamentin Evropian do t'i bashkohen;
DPS - Illhan Kjuçuk, Taner Kabillov dhe Elena Jonçeva - "Rinovo Evropën";
BSP - Kristian Vigenin dhe Cvetelina Penkova, të cilët shpërngulën Rumen Geçevin - "Socialistët dhe Demokratët";
ITN - Ivajllo Vëllçev - gjithashtu nuk ka bërë të ditur se cilës familje politike në Parlamentin Evropian do t'i bashkohet.Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..