Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Gjuha frënge është një faktor i rëndësishëm për kontaktet e biznesit dhe investimet

Foto: FB/auf.bulgarie

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. 

Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi dhe në veçanti arsimi akademik. Lidhur me këtë, lindi Agjencia Universitare për Frankofoninë /Agence universitaire de la Frankofonie/AUF/. E themeluar më shumë se 60 vjet më parë, ajo është aktualisht shoqata më e madhe universitare në botë, me mbi 1000 anëtarë në gati 120 vende. Në Bullgari janë 11 universitete në rrjetin e Agjencisë për Frankofoninë dhe në mesin e anëtarëve është Akademia Bullgare e Shkencave /BAN/.

Kështu, Frankofonia institucionale hyri që nga fillimi i tranzicionit në një shoqëri demokratike në Bullgari dhe këtë vit mbushen 20 vjet nga themelimi i Byrosë Kombëtare të Agjencisë Universitare për Frankofoninë në Bullgari. Selia e saj sot është në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", në qendrën e specializuar atje.

"Në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar, edhe para hyrjes së AUF, në Bullgari u hapën programet e para universitare frankofone. Më i vjetri daton në vitin 1992 - specialiteti i inxhinierisë biokimike në Universitetin e atëhershëm Kimiko-Teknologjik dhe Metalurgjik". - shpjegon në një intervistë për Radio Bullgarinë Petër Tuparev, kreu i Byrosë Kombëtare të Agjencisë Universitare për Frankofoninë:
Petër Tuparev
"Inxhinierë shumë të kualifikuar janë trajnuar përmes tij deri më sot. Trajnimi është 100% në frëngjisht dhe u jep atyre diploma të akredituara nga Komisioni Francez për Diplomat e Inxhinierisë. Këto diploma janë plotësisht ekuivalente me dokumentin që kanë studentët në Francë. Ky është shembulli i parë në lidhje me mundësitë për të studiuar frëngjisht në universitetet bullgare. Menjëherë pas tij, në Universitetin Teknik të Sofjes u krijua sërish një program inxhinierik në informatikë dhe elektroteknikë, i cili përfundoi me akreditimin nga ky institucion shumë prestigjioz, falë një vlerësimi serioz të cilësisë së arsimit. Ky dokument i lejon të diplomuarit përkatës të punojë kudo në Evropë dhe në botë. Ne pranojmë gjithashtu studentë të huaj në këto programe, por ata nuk janë nga rajoni, por jashtë tij - nga Afrika e Veriut, vendet e MAGREB-it (Maroku, Tunizia, Algjeria) dhe gjithashtu nga Afrika Sub-Sahariane. Qëllimi ynë është që nxënësit e shkollave të mesme të gjuhës bullgare të vazhdojnë të zhvillojnë frëngjishten e tyre dhe të zhvillohen si frankofonë në Bullgari. Dhe duke promovuar programet universitare, duam t'u tregojmë se ekziston mundësia që gjuha franceze të vazhdojë t'u shërbejë edhe pas përfundimit të shkollës." 

Programet e gjuhës frënge në vendin tonë nuk mbulojnë të gjitha disiplinat dhe fushat e dijes – kryesisht në shkencat ekzakte, në shkencat humane, disa prej tyre lidhen me ekonominë dhe menaxhimin e biznesit /në Universitetin e Sofjes/, me shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare /në NBU/. Ekzistojnë gjithashtu programe thjesht filologjike dhe gjuhësia e aplikuar që studiohen në Universitetin e Sofjes, Universitetin e Veliko Tarnovos dhe Universitetin e Ri Bullgar. 

Promovimi i komunitetit frankofon në vendin tonë ndjek diktatin e biznesit, përveç linjës së institucioneve. "Kompanitë franceze investojnë shumë në arsim dhe lidhjen mes arsimit dhe industrisë. Me mbështetjen e tyre ka klasa të specializuara në shkollat e mesme dhe bashkëpunojnë edhe me universitetet", thotë Vesela Todorova-Mozettig, drejtore e Dhomës Francezo-Bullgare për Tregti dhe Ekonomi. 300 kompani janë anëtarë të organizatës, gjysma e të cilave janë franceze dhe gjysma tjetër bullgare, me interes për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre me Francën.
Vesela Todorova-Mozettig
"Misioni i dhomës bullgaro-franceze është të promovojë Bullgarinë si destinacion investimi, të informojë kompanitë franceze për mundësitë që mund të gjejnë këtu. Ne punojmë shumë për prezantimin e Bullgarisë në Francë dhe synimi ynë është të rrisim praninë franceze. Në përputhje me rrethanat, kompanitë franceze që bëjnë çdo ditë pyetje për tregun bullgar ose duan të punojnë këtu, kërkojnë personel që flasin frëngjisht, bartin kulturën e biznesit francez. 

Mbi 60% e investimeve franceze në vendin tonë janë në industri - ndërtim avionësh, në vajra motorikë, në prodhimin e ndërprerësve - këto janë të gjitha teknologji të larta, shumë robotike, shkenca mbështetet fort në to. Ka kompani në sektorin e agroteknologjisë dhe ato që kryejnë kërkime gjenetike në vend - gjithçka është falë disponueshmërisë së personelit të mirë bullgar”. 

Ndër kompanitë që vijnë në Bullgari janë liderë botërorë, prodhimi i të cilëve gjen treg kudo. "Ata kërkojnë menaxhment të mesëm dhe të lartë këtu, mes bullgarëve. E tillë është filozofia e francezëve - që vendasit dinë më së miri se si të menaxhojnë stafin dhe aktivitetet në tokën e tyre," shpjegon Vesela Todorova-Mozettig. Sipas fjalëve të saj, "Bullgaria ka një sistem unik prej 18 shkollash të mesme gjuhësore të shpërndara në të gjithë vendin, të cilat janë një hap i parë i jashtëzakonshëm drejt gjuhës". 


Foto: FB/auf.bulgarie, FB/ccifrancebulgarie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD