Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 qershorin

Në 10 rajone në veri ka kod të verdhë për reshjet, në 12 rajone të tjera në jug dhe përgjatë detit paralajmërimi është për vapë

Foto: BGNES

Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Më pas do të mbajë vranësira vende-vende në veri të Bullgarisë dhe në male me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu edhe në juglindje. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 29 në 38°, në kryeqytet 31°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me diell, pas mesditës do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të jenë 28-33°. Uji i detit është 22-24°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Mbi malet do të mbajë diell deri në mesditë, më pas do të ketë reshje lokale dhe erë të fortë në kreshta. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 27°, në 2000 m deri në 17°.

Ditën e enjte do të jetë e ngrohtë, moti do të mbetet i pandryshuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD