Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Foto: europarl.europa.eu

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara.

Në të njëjtën kohë, nuk mund të injorojmë daljen e evropianëve nga formacionet e gjelbra dhe mbështetjen në rritje për partitë e ekstremit të djathtë. Dhe ndërsa në vitet 1990 partia e Jean-Marie Le Pen nuk kishte shumë mbështetës, 30 vjet më vonë ajo u bë një forcë politike udhëheqëse në zgjedhjet evropiane në Francë. Bilanci është i ngjashëm në Belgjikë, ku ekstremi i djathtë "Interesi Flaman" zhvendosi partinë në pushtet të Alexander de Cro "Liberalët dhe Demokratët e Hapur Flamand". Në Austri gjithashtu fitoi partia e ekstremit të djathtë “Partia Austriake e Lirisë” dhe në Itali triumfoi partia e Melonit. “Alternativa e Gjermanisë” e ekstremit të djathtë është forca e dytë më e madhe politike në Gjermani dhe Partia Social Demokrate e kancelarit Olaf Scholz është e treta.


Sa i përket Bullgarisë, sipas të dhënave nga regjistrimi paralel i “Gallup International Balkan”, partner i BNR-së në mbulimin e zgjedhjeve “2 në 1”, në Parlamentin Evropian hynë gjashtë parti bullgare, përfshirë për herë të parë atë nacionaliste”. Vëzrazhdane”, e cila konkuron vendin e dytë me “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”.

Sipas politologut Daniell Stefanov, në Parlamentin e ri Evropian do të ketë një grup më të fortë të ekstremit të djathtë, por sërish do të gjendet një shumicë e partive të moderuara për të propozuar presidentin e Komisionit Evropian. Në këtë kuptim, eurodeputetët bullgarë duhet të kenë një “pamje Brukseli”, sado që kjo është një arsye për tallje tek ne:

Daniell Stefanov

"Ne kemi nevojë për njerëz që flasin një gjuhë të huaj, të veshur mirë, që duken bukur, në mënyrë që të perceptohen pozitivisht nga eurodeputetët e tjerë, sepse një eurodeputet nuk mund të bëjë asgjë vetë - tha Daniell Stefanov për BNR Varna.- Ai duhet të jetë në gjendje të ketë një pozicion të mirë në grupin e tij dhe të jetë i mirëpritur që t'i jepet mundësia për të ndikuar në legjislacione të ndryshme. Ai gjithashtu duhet të ketë kontakte të mira me grupet e tjera të moderuara, të cilët me shumë gjasa do të krijojnë shumicën e ardhshme në Parlamentin Evropian .Personi që nuk ka përvojë, që mendon se Evropa është një gjë e keqe dhe se Parlamenti Evropian është një institucion që shpenzon vetëm para dhe përçmon konsensusin e moderuar, nuk mund të dëgjohet. Kemi nevojë për njerëz që janë pjesë e konsensusit të moderuar që të mund të ndikojmë atje në vendimet që na interesojnë.”

Sipas Daniell Stefanovit, gjëja më e rëndësishme për bullgarët është krijimi i një qeverie të qëndrueshme që do të marrë pjesë në ndërtimin e politikës evropiane dhe në këtë mënyrë do të mbrojë pozicionin bullgar. E tillë është edhe pikëpamja e shkrimtarit Vlladimir Zarev, i cili zhvillon më tej idenë e bashkimit në emër të së mirës së përbashkët shpirtërore:

Vlladimir Zarev

"Klasa politike bullgare është e detyruar të gjejë një formë bashkimi në një ide të përbashkët të lumtur dhe largpamëse që do t'i sjellë një të ardhme kombit - vuri në dukje shkrimtari për BNR. - Për shembull, kultura dhe spiritualiteti janë gjërat që na bashkojnë dhe nuk na ndajnë. Kjo ide shpëtuese duhet të jetë universale dhe pavarësisht nëse një parti është në qeveri apo në opozitë, ajo duhet të respektojë angazhimet tashmë të marra ndaj kësaj ideje. Kjo është mënyra e vetme që mund t'i bashkojë njerëzit, të kthejë disa nga ata që u larguan nga Bullgaria dhe t'u japë njerëzve një ndjenjë drejtësie”.

Për sa i përket të ardhmes së Bullgarisë në Bashkimin Evropian, shkrimtari shprehet kategorik:

"Desha që Bullgaria të jetë një vend i pavarur në Bashkimin Evropian, të mbrojë interesat e veta dhe të mos u nënshtrohet disa ambasadave dhe zyrtarëve evropianë. Një vend ku të gjithë ndihemi si njerëz të denjë, siç e ndjejnë hungarezët. Desha që Bashkimi Evropian të kthehet në idenë se përbëhet nga vende të pavarura, në mënyrë që të mos komandohet nga një grup burokratësh që kujdesen për interesat e tyre.”

Përpiloi: Darina Grigorova /sipas intervistave të Valeri Velikov, BNR-Varna dhe Ljudmilla Zhelezova nga BNR-"Horizont"/

Foto: europarl.europa.eu, EPA/BGNES, BNR, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD