Në Parlamentin e ri Evropian prej 720 anëtarësh do të jenë 17 deputetë bullgarë. Sipas të dhënave të para deri në orën 20:00 nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International”, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, në Parlamentin e ri Evropian do të ketë 6 forca politike bullgare
GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/: 26.5%, ose 5 mandate;
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” - PP-DB /ПП-ДБ/: 16%, ose 3 mandate;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/: 15.4%, ose 3 mandate;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri – DPS /ДПС/: 11.7%, ose 3 mandate;
“BSP për Bullgarinë” /"БСП за България"/: 9,7%, ose 2 mandate;
“Ka një popull të tillë” - ITN /ИТН/: 6.2%, ose 1 mandat.
Pjesëmarrja e votuesve për Parlamentin Evropian ishte 29.8%. 3.1% kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhjet evropiane kanë të drejtë të votojnë shtetasit bullgarë në vend dhe bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, të cilët plotësojnë kushtet për të qenë të vendosur në territorin e BE-së.Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e..