Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20 parti, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione. Ne do të mund të votojmë me fletëvotim ose me makinë (në seksione me mbi 300 votues). Për të shmangur konfuzionin gjatë votimit me letër, fletët e votimit për Parlamentin Evropian janë shkruar me bojë blu dhe ato për Asamblenë Kombëtare - me ngjyrë të gjelbër.
Në zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të drejtë vote kanë 6 138 050 votues, ndërsa për Asamblenë Kombëtare – 6 593 275. Zgjedhësit që kanë të drejtën të votojnë vetëm për Kuvendin Kombëtar, me vendim të KQZ-së, do të mund të votojnë vetëm me fletëvotim.
Që të jetë e vlefshme vota, zgjedhësi duhet të shënojë domosdoshmërisht numrin e partisë, koalicionit ose kandidatit të pavarur të zgjedhur prej tij në pjesën e majtë të fletës së votimit dhe më pas, nëse dëshiron, mund të shënojë me preferencë një kandidat të caktuar në pjesën e djathtë të fletës së votimit.
Bullgarët jashtë nuk do të kenë mundësi të votojnë me preferencë, por vetëm për parti dhe koalicione.
Për këto zgjedhje në vend u formuan rreth 12 900 seksione. Jashtë vendit ka 769 seksione, shumica janë në Turqi – 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 118, Gjermani – 103, Spanjë – 64 dhe SHBA – 55.
Foto: Pixabay, Ani Petrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...
Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..
Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i..