Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peshkopata e qytetit Sliven ka një mitropolit të ri, i cili përpara godinës së Sinodit u prit me thirrjet "I padenjë"

Mitropoliti i ri i slivenit Arsenij
Foto: BGNES

Në traditën tonë shekullore kishtare, besimtarët e përshëndesnin gjithmonë priftin apo peshkopin e ri me pasthirrmat “I denjë”. Kështu ata tregojnë respektin e tyre, me shpresën se ai do ta udhëheqë me mençuri kopenë drejt shpëtimit shpirtëror. Mirëpo, nuk u përshëndet kështu nga turma para Sinodit të Shenjtë Mitropoliti i ri i Slivenit, Arsenij, i cili u zgjodh nga Kisha Ortodokse Bullgare në sfondin e pakënaqësisë së dhunshme ndër besimtarët e Peshkopatës Sliven, por edhe ndër priftërinjtë dhe teologët. Në prag të zgjedhjes, si dhe në vetë ditën e zgjedhjes, besimtarë nga Plovdivi, Pleven, Stara Zagora, Jambol dhe Sofja u lutën para ndërtesës së Sinodit të Shenjtë që peshkopët të vijnë në vete dhe të respektojnë kanunin.

Sipas teologut dhe historian Georgi Todorov, kryeredaktor shumëvjeçar i botimit "Gazeta Kishtare", tre nga mitropolitët pjesëmarrës në zgjedhje – Nikollaj Plovdivski, Jakov Dorostollski dhe Kiprijan Starozagorski shkelën disa rregulla apostolike (11, 12, 32) dhe shërbyen me skizmatikë dhe persekutues të të krishterëve ortodoksë, që është një shkelje e rëndë e kanunit të Kishës Ortodokse Bullgare. Në këtë kuptim, ata nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e një mitropoliti. Për më tepër, vetë peshkopi Arsenij shërbeu me një prift të rrëzuar nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila vetëm ka të drejtë ta rivendosë atë nëse pendohet për veprën e tij. “E gjithë kjo procedurë është thellësisht e parregullt”, tha Georgi Todorov në një intervistë për Radio Bullgarinë.

"Procedura është një precedent historik në historinë e kishës bullgare. Asnjëherë një peshkop nuk është pritur me thirrjen "I padenjë". Ky është një sinjal shumë i fortë se durimi ynë ka mbaruar, sepse vija e kuqe e kanunit tashmë është kaluar. Shkelet autoqefalia e kishës bullgare, pra pavarësia e saj nga forcat tokësore. Këto shërbime me Pjotr Eremeev dhe ukrainasit skizmatikë e vendosin kishën bullgare në një pozitë të varur ndaj Patriarkut të Kostandinopojës nga Fener, i cili ka pretendimet heretike të jetë një peshkop ekumenik i fuqizuar. Kjo është herezi sakrilegjioze, sepse Peshkopi Ekumenik është Krishti.”

Sipas Georgi Todorov, ata që e lejojnë atë qëndrojnë në anën e gabuar të së vërtetës, e cila është Jezu Krishti. "Kjo do të thotë të tradhtojmë veten, të tradhtojmë gjithçka të shenjtë në historinë bullgare, të tradhtojmë të ardhmen e Bullgarisë, që është mëkati më i rëndë!", thekson teologu dhe shton se ka ende shpresë për të folur ndërgjegjen e mitropolitëve gjatë zgjedhjes së ardhshme të patrikut.

Meqë ra fjala, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare, në letrën e tij të datës 12 qershor 2017, e përcakton "Patrikanën e Kievit" skizmatik (tani Kisha Ortodokse e Ukrainës) si "një strukturë jo-kanonike e vetëquajtur, që nuk ka asnjë lidhje me Ortodoksinë botërore kanonike dhe, së bashku me ekstremistët, cenon pronën e shenjtë të të gjithë popullit ukrainas". Sulmet ndaj ortodoksëve në Ukrainë janë objekt i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zyrës së Komisariatit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ku u krijua një komision i posaçëm për këto çështje. Kjo është arsyeja pse përfaqësuesit e Kishës Ortodokse e Ukrainës perceptohen nga bota ortodokse si persekutues të Krishtit dhe çdo shoqërim me ta është i papranueshëm. Prandaj, priftërinjtë dhe besimtarët janë kategorik se në këtë mënyrë po nëpërkëmbet nderi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe ata qëndruan para Sinodit të Shenjtë për t'u bërë thirrje peshkopëve që të ruajnë pastërtinë e Kishës Ortodokse Bullgare:

"Unë jam këtu për të ndriçuar gjithë këtë teatër që po luan me mitropolitët tanë dhe për të mbrojtur të vërtetën kanunore - vuri në dukje Stojan Atanasov nga fshati Kurtovo Konare. - Kjo ndikon në kishën tonë, të drejtën tonë kanonike për të ekzistuar si kishë autoqefale. Gjithçka që kaloi si zgjedhje ishte një rend i paravendosur, me shumë gjasa politik apo mbipolitik... Dhe në praktikë nuk marrin parasysh pozitën e popullit bullgar dhe e tradhtojnë atë, si dhe klerin tonë. Kur kleri i lartë dështon, dështojnë edhe ata që lidhen me ta. Pasojnë përçarje,  grindje. Në fakt, ndoshta ky është qëllimi kryesor i këtyre lojtarëve të prapaskenës që drejtojnë vendin tonë dhe kishat tona, dhe ne jemi këtu për të thënë “JO”.”

Angelina Markova erdhi në Sofje e vetme, me autobus nga Pleven, e bekuar nga mentori i saj shpirtëror për të shprehur qëndrimin e besimtarëve të peshkopatës së saj:

I gjithë ky ankth që trondit kishën bullgare dhe të gjithë ne – besimtarët dhe priftërinjtë, lidhet me shkeljen e shumë rregullave kanunore. Unë vij me shpresën se diçka mund të ndryshojë me praninë tonë. Nuk mund të jemi pasivë sepse do të ishim bashkëfajtorë. Si të krishterë, ne nuk mund t'i lejojmë vetes të mbështesim të keqen, ne nuk mund të tradhtojmë kaq lehtë dhe me kaq harresë gjithçka që na kanë lënë trashëgim etërit e shenjtë. Ne duhet të bashkojmë përpjekjet të gjithë besimtarët, të gjithë që besojmë thellë në Zot.”

Zgjedhja e Mitropolitit të Slivenit i paraprin asaj të Patrikut të ri Bullgar, e cila duhet të bëhet më 30 qershor, kur do të mbahet Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova, BGNRS, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD