Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO miratoi përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina kundër territorit rus

Foto: BTA

Asambleja Parlamentare e NATO-së miratoi një deklaratë për të lejuar Ukrainën të përdorë ndihmën ushtarake të dërguar për të goditur objektivat ushtarakë në territorin rus. Teksti u miratua në seancën plenare të Asamblesë në Sofje. 9 delegatë votuan kundër ndryshimit në deklaratën përfundimtare. Pjesa tjetër e mbështeti deklaratën dhe ajo u miratua me një shumicë të madhe.

Deri më tani, ishte një nga kushtet strikte me të cilat vendet e NATO-së i jepnin armë Kievit, që Ukraina të mos kryente sulme përtej kufijve të vendit. "Ne jemi me Ukrainën deri në fitore dhe më tej", tha kryetari i Asamblesë Parlamentare Mihall Shçerba nga Polonia: "Ne duhet të braktisim linjat e kuqe artificiale, Ukraina duhet të marrë atë që dëshiron dhe ta përdorë atë siç dëshiron". Vendimi përfundimtar do të merret në samitin në Uashington në korrik.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Paraditen e së martës rreth trupave ujorë dhe ultësirave do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°, në Sofje 2°. Maksimumi do të jetë nga 17° deri në 22°, në Sofje..

botuar më 24-10-21 7.45.MD

Evropa po na jep para për të rikthyer shkaba, për ujëra të zeza të pastra dhe trajnime për energji

Tri projekte bullgare në mbështetje të tranzicionit ekologjik nga gjithsej 133 në BE do të financohen nga Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Projektet janë në fushat "Natyra dhe Biodiversiteti", "Mjedisi..

botuar më 24-10-21 5.28.MD

Për herë të parë në ekspeditën bullgare në Antarktidë do të ketë edhe shkencëtarë nga Greqia

Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve të ekspeditës së 33-të bullgare në Antarktidë. Në ceremoninë në Presidencë, flamurin e pranoi kreu i eksploruesve tanë polare, Prof. Hristo Pimpirev. Për të tretin vit radhazi,..

botuar më 24-10-21 4.09.MD