Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti: Politikanët që duan përshkallëzim duhet të deklarojnë se nëse është e nevojshme do të luftojnë për Bullgarinë

Rumen Radev
Foto: BTA

"Të gjitha vendet anëtare të NATO-së në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në luftën në Ukrainë - duke ofruar inteligjencë, shënjestrim, armë, municione, stërvitje. Nuk ka rëndësi nëse Kuvendi ynë Kombëtar vendos (të dërgojë trupa), nëse një vend tjetër provokon një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ne jemi anëtare të NATO-së, dhe ekziston neni i 5-të. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, duke komentuar garancitë e kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev se tema e dërgimit të ushtrisë bullgare në Ukrainë nuk ekziston.

Presidenti po viziton Zvicrën për një takim me homologen e tij zvicerane, Viola Amherd. Sipas tij, është koha për të kërkuar mënyra për paqe në Ukrainë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ai e përkufizoi takimin e ardhshëm të paqes në Zvicër në qershor si një hap të parë të rëndësishëm në këtë drejtim. "Është e rëndësishme të flasim jo vetëm për armët, por edhe për paqen," tha presidenti dhe përgëzoi Viola Amherd për mikpritjen e takimit.

“Parlamenti ynë duhet të punojë për ndërprerjen më të shpejtë të kësaj lufte, jo për ndezjen e saj të mëtejshme”, tha Radev. Sipas tij, politikanët duhet të shqyrtojnë të gjithë skenarët e mundshëm dhe të punojnë që të mos ndodhë më e keqja. "U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në pushtet, që marrin vendime për dërgimin e armëve, për përshkallëzim, të kalojnë të paktën një muaj trajnim intensiv ushtarak dhe të nënshkruajnë një deklaratë se nëse është e nevojshme, ata do të luftojnë për Bullgarinë", tha presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Besimtarë nga e gjithë vendi iu bashkuan një procesioni me një ikonë të mrekullueshme të Virgjëreshës Mari

Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën  tingujt e kambanave i udhëhequr nga..

botuar më 25-04-21 12.12.MD

Stara Zagora feston Pashkët me këngë dhe valle në shesh

Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..

botuar më 25-04-21 5.05.PD

Natalija Kisellova u jep çmime fituesve të një konkursi të Pashkëve në Bosilegrad

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..

botuar më 25-04-21 4.10.PD