Qëllimi kryesor i NATO-s nuk është të bëjë luftë, por të parandalojë luftën. Jemi të fortë sepse jemi të bashkuar. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Sofje. “NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori, sepse ajo na bashkon, na ndihmon të zhvillohemi dhe të përshtatemi ndërsa bota ndryshon. Ne jetojmë në një botë të rrezikshme sot dhe duhet t'i përgjigjemi kësaj", tha Stoltenberg. “Ne propozojmë të biem dakord për një rol më të madh në përkrahjen ndaj Ukrainës. Aleatët po punojnë për këtë propozim. Le të biem dakord për një rol më të fortë të NATO-s. Duhet një organizim më i mirë”, tha Stoltenberg dhe theksoi se 2/3 e vendeve në aleancë parashikojnë tashmë 2% të shpenzimeve të tyre për mbrojtjen.
Ukraina do të jetë më e dobët nëse vazhdojmë ta mbështesim vendin me masa të pamjaftueshme, tha presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michał Szczerba. Vendi i Ukrainës është në NATO, në Samitin e NATO-s në Uashington duhet të themi qartë se anëtarësimi i Ukrainës ka ecur në një rrugë të pakthyeshme.Gjysma e botës po mban zgjedhje, regjimet autokratike i shohin këto zgjedhje si objektiva sulmi për të na bërë më të dobët, theksoi ai.
NATO është një zgjedhje civilizuese dhe një garanci e sigurisë. Rusia dëshiron të gërryejë sigurinë evropiane duke rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Detit të Zi, tha në Asamble kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev. Ne kemi nevojë për një prani të NATO-s në rajon, bëri thirrje kryeministri.Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në..