Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Kompleksi modern memorial hapet në varrezat ushtarake jashtë qytetit

Foto: Bashkia Tutrakan

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në historinë e Betejës së Tutrakanit nga Lufta e Parë Botërore në 1916. Informacioni paraqitet përmes një ekspozite dhe një harte 3D të ngjarjeve dhe një bisede nga një guidë turistike, e përshtatur për moshën dhe njohuritë e audiencës. 

Bërthama kryesore e ekspozitës është një Dioramë interaktive, ku vizitori ka mundësinë të përjetojë emocionet dhe në mënyrë sa më reale sulmin në kalanë Tutrakan në vitin 1916. Ekspozita është një përvojë 360 gradë e fushëbetejës përmes realitetit virtual dhe eksponate "të gjalla" nga betejat. Sipas shembullit të muzeve moderne evropiane, është hapur edhe një kafene tematike, ku vizitorët mund të kërkojnë informacion shtesë në tabelat informative.


Muzeu i paraqet ngjarjet në Dobruxha jo si një episod i izoluar, por në kontekstin e ngjarjeve botërore. Këtu është planifikuar organizimi i mësimeve jashtëshkollore për nxënës nga i gjithë vendi me aktivitete interaktive, puzzle dhe lojëra.

Memoriali në varrezat ushtarake u krijua menjëherë pas betejave epike për pushtimin e kalasë Tutrakan më 5 dhe 6 shtator 1916, kujton Muzeu Historik në Tutrakan. Ndodhet 10 km në jug të qytetit Tutrakan të Danubit dhe është përdorur një nga pikat e fortifikuara të kalasë së Tutrakanit - Fortesa nr. 6. 

Historianët e përkufizojnë Epopenë e Tutrakanit si një nga majat e lavdisë ushtarake bullgare.

Historia

Pas Luftës së Dytë Ballkanike në fillim të shekullit të kaluar dhe Paqes së Bukureshtit të 28 qershorit 1913, Bullgaria humbi Dobruxhën Jugore që i kaloi Rumanisë dhe kufiri u zhvendos në jug të lumit Danub, përgjatë aksit Tutrakan-Balçik. Megjithatë, shumë shpejt, një tjetër konflikt ushtarak ishte gati të shpërthente në kontinent - Lufta e Parë Botërore 1914-1918 - të dy blloqet ndërluftuese po bëjnë përpjekje për të tërhequr Bullgarinë në anën e tyre, duke i ofruar zgjidhje të ndryshme për të rikuperuar humbjet territoriale.

Në përpjekje për të bashkuar territoret e veta etnike, vendi ynë u bashkua me bllokun e Fuqive Qendrore (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane).

Rumania hyri në luftë në gusht 1916 në anën e Antantës (Franca, Perandoria Ruse, Britania e Madhe, Serbia, SHBA dhe vende të tjera). Përballë Bullgarisë, në brigjet e Danubit, janë vendosur 136 kompani, 135 batalione dhe 24 skuadrile. Armata e Tretë bullgare, e udhëhequr nga Gjenereal Stefan Toshev dy herë më pak forca ushtarake – 63 kompani, 55 batalione dhe 24 skuadrile. Forcat bullgare vendosën të përparonin dhe Dobruxha të çlirohej, me planin që parashikonte pushtimin e menjëhershme të kështjellave Tutrakan dhe Silistra. Me gjithë forcat e pabarabarta, shpirti luftarak i ushtarëve bullgarë është i pathyeshëm në kërkim të çlirimit të atdheut. Sulmi ndaj kalasë së fortifikuar të Tutrakanit filloi mëngjesin e 5 shtatorit dhe në 36 orë luftime dhe avancime vendimtare, Bullgaria fitoi një nga fitoret e saj më të mëdha gjatë luftës.
Artileria bullgare në Tutrakan.
Pas marrjes së kalasë Tutrakan më 6 shtator 1916, me urdhër të komandantit të Armatës së 3-të, Gjeneral Toshev, e gjithë popullsia e qytetit dhe e fshatrave përreth kaluan ditë të tëra duke varrosur mijëra bullgarë, rumunë dhe gjermanë që vdiqën në varrezat masive në një nga fortesat e kalasë. Në varrezat individuale janë vendosur kryqe druri ku janë shkruar emrat e luftëtarëve të njohur të rënë. Me iniciativën e Komitetit të Bamirësisë Tutrakan, është ngritur "Varreza Vëllazërore". 
Varreza Vëllazërore
Memoriali

Në vitin 1922, popullata vendase ngriti një obelisk përkujtimor pranë varrezave, mbi të cilin janë shkruar në katër gjuhë - bullgarisht, rumanisht, gjermanisht dhe turqishten osmane - fjalët: "Nder dhe lavdi atyre që dinin të vdisnin heroikisht për atdheun e tyre”. Pas kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari me Marrëveshjen e Krajovës të 7 shtatorit 1940 dhe në vitet e socializmit, varrezat ushtarake vazhdojnë të jenë një vend adhurimi në kujtim të viktimave të betejës së Tutrakanit. Pas vitit 1989 u kryen restaurime dhe përmirësime të vendit, i cili u kthye në memorial "Varrezat Ushtarake - 1916".

Vizitorët mund të ripërjetojnë ngjarjet heroike historike në godinën e re muze-ekspozitë të memorialit.

Foto: Bashkia Tutrakan, Muzeu Historik - Tutrakan, arheget.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD