Bullgaria mbështet synimin e Komisionit Evropian për të tërhequr propozimin e saj sipas Nenit 7 të Traktatit të BE-së kundër Polonisë, për shkak të shkeljeve të superioritetit të ligjit.Këtë e theksoi zëvendësministri i jashtëm Ivan Kondov në një fjalim para Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA.
Këshilli filloi përgatitjet për takimin e radhës të rregullt të liderëve evropianë në fund të qershorit.Këshilli Evropian do të shqyrtojë temat e mëposhtme: Ukrainë; siguria dhe mbrojtja; konkurrueshmëria dhe tregjet e kapitalit; marrëdhëniet e jashtme, Lindja e Mesme; konstituimi i institucioneve evropiane pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Mbi temën e Ukrainës, do të diskutohet mbështetja e mbrojtjes për Kievin dhe përdorimi i të ardhurave nga asetet e bllokuara ruse.“Bullgaria pret që Këshilli Evropian të dërgojë një mesazh të fortë të mbështetjes afatgjatë në këtë periudhë të vështirë për Ukrainën. Duhet të punohet për të formuluar një strategji të BE-së për rajonin e Detit të Zi, duke përfshirë situatën e ndryshuar si rezultat i agresionit rus kundër Ukrainës”, tha Kondov. Ai theksoi se BE-ja duhet t'i dërgojë një mesazh të fortë Maqedonisë së Veriut që në mënyrë rigoroze t'i përmbushë angazhimet dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme pa vonesë, si kushti më i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..