Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov, romani i të cilit "Strehim kohe" u bë libri i parë bullgar që u vlerësua me çmimin prestigjioz letrar Booker dhe Raijço Rajçev - themelues i një kompanie bullgare për zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë dhe të hapësirës ajrore, e cila në fillim të vitit 2023 lëshoi satelitin e saj në bordin e raketës Falcon-9 të SpaceX.
Konkursi “Burri i vitit" organizohet që nga viti 1990. Në mesin e të shpërblyerve janë presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev, presidentët Petar Stojanov dhe Georgi Përvanov, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov dhe të tjerë.
Lexoni më shumë:Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..