Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare
Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12 maj, raportoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se vizita nuk është me ftesë të qeverisë greke, por ai nuk do ta ndalonte atë. Opozita është kundër vizitës për shkak të shqiptarit të burgosur me origjinë greke Fredi Bejleri, i cili u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Himarës në Shqipëri. Të gjitha përpjekjet e diplomacisë greke për ta liruar atë kanë qenë të pasuksesshme. “Demokracia e Re” në pushtet e futi në listën e kandidatëve për Parlamentin Europian dhe pritet të bëhet eurodeputet. Athina e ftoi Ramën të vizitojë Greqinë pas zgjedhjeve europiane të 9 qershorit. Mediat greke shkruajnë se autoritetet i krijojnë pengesa Ramës për të gjetur një sallë për takimin me diasporën shqiptare.
Maqedonia e Veriut zgjodhi një presidente femër për herë të parë
Gordana Siljanovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, do të jetë presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Siljanovska, e cila është profesoreshë e drejtësisë, fitoi kundër kreut të mëparshëm të shtetit Stevo Pendarovski me mbi 308 000 vota, transmeton MIA. Në zgjedhjet paralele të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 8 maj, opozita e mëparshme VMRO-DPMNE mori 59 ulëse në Asamblenë Kombëtare prej 120 anëtarësh. I dyti me 19 mandate është koalicioni shqiptar “Fronti Europian”. Të tretët janë socialdemokratët aktualë në pushtet nga Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë(LSDM) me 18 mandate. Koalicioni alternativ shqiptar VLEN ka 13 deputetë. Formacionet e majta dhe ZNAM që u shkëputën nga LSDM-ja zunë vendet 6 dhe 5. Pjesëmarrja në votime është mbi 46%. Fushata e VMRO-DPMNE-së kaloi me premtime për rishikim të marrëdhënieve me Bullgarinë dhe rritje të parave të pensionistëve dhe nëpunësve shtetërorë.
Në turneun e tij evropian, lideri kinez vizitoi Serbinë
Presidenti kinez Xi Jinping erdhi në Beograd për të ruajtur "Rrugën e Re të Mëndafshit". Qëllimi i Pekinit është të mbajë një strategji afatgjatë të "përgatitjes së Kinës për një Evropë të ardhshme postamerikane", shkruan agjencia beogradase Beta, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Në aeroportin “Nikola Tesla”, Xi tha se "miqësia e hekurt midis Serbisë dhe Kinës ka zënë rrënjë më të thella në zemrat e dy popujve". Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës do të hyjë në fuqi më 1 korrik, njoftoi i ftuari në një konferencë për shtyp me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Kina është e gatshme të importojë produkte bujqësore me cilësi më të lartë nga Serbia dhe vendi është i mirëpritur të rrisë fluturimet direkte midis Beogradit dhe qyteteve kineze. Janë nënshkruar 28 memorandume bashkëpunimi. Është rënë dakord edhe blerja nga kompania kineze CRRC e 9 trenave të shpejtësisë së lartë.
Vjena kërkon që të dënuarit në Austri ta vuajnë dënimin në Kosovë
Austria dëshiron të marrë me qira një burg të Kosovës ku të dënuarit nga vendet joevropiane mund të vuajnë dënimin. Ministri i brendshëm Gerhard Karner diskutoi idenë me ministrin danez të drejtësisë Peter Hummelgaard. “Vendet e paraburgimit, si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë, janë gjithashtu pjesë e planit austriak të kancelarit Nehammer”, citohet Karner nga edicioni evropian i POLITICO. Në vitin 2021, Danimarka nënshkroi një marrëveshje me Kosovën për dhënien me qira të një burgu afër Prishtinës. Për 210 milionë euro në 10 vjet, 300 të burgosur të dënuar me deportim do të zhvendosen për të vuajtur dënimin në Kosovë. Marrëveshja ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Prishtinës dhe nuk po zbatohet.
Turqia e ktheu në xhami një kishë bizantine që ishte nën kujdesin e UNESCO-s
Vendimi i autoriteteve turke për hapjen e tempullit “Hora” në Stamboll si një shtëpi lutjeje myslimane është një provokim për bashkësinë ndërkombëtare, bëri të ditur Ministria e Jashtme greke, cituar nga ANA-MPA. Kisha "Krishti Shpëtimtar në Hora", e njohur edhe si "Xhamia Karie", është ndërtuar në shekullin e IV-të dhe është rindërtuar në shekujt XI – XII. Ajo është e njohur për mozaikët dhe afresket e saj të shekullit të XIV-të. U shndërrua në xhami në fillim të shekullit të 16-të dhe në vitin 1945 u shpall muze. Vendimi për kthimin e statusit të xhamisë u mor në vitin 2020, pasi edhe “Shën Sofja” në Stamboll u shndërrua në xhami. Departamenti Amerikan i Shtetit ka përsëritur qëndrimin e tij të kahershëm dhe i bën thirrje Turqisë që të sigurojë akses në monumentet e komuniteteve të ndryshme fetare që janë shndërruar në xhami.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..