Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985.
Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, vendet evropiane filluan procesin e krijimit të Bashkimit Evropian. Më 9 maj, 74 vjet më parë, 5 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ministri francez i punëve të jashtme, Robert Shuman, lexoi deklaratën përkujtimore në të cilën propozonte krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, i cili parashikonte bashkimin e prodhimit të qymyrit dhe çelikut të vendeve pjesëmarrëse. Mes tyre ishin Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. Komunitetit Evropian i Qymyrit dhe Çelikut është themeluesi i asaj që ne sot e njohim si Bashkimi Evropian.
Prej 38 vitesh, Dita e Evropës festohet solemnisht me një sërë ngjarjesh në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Që nga viti 2007, kur Bullgaria u bë vendi i 25-të që iu bashkua komunitetit, 9 maji shënohet me ngjarje në shumë prej vendbanimeve të vendit.
Edhe këtë vit, fasada e ish Pallatit Mbretëror në sheshin "Princi Aleksandër I" do të bëhet një "kanavacë" për një video mbresëlënëse. Tema e saj korrespondon me zgjedhjet e ardhshme për përbërjen e Parlamentit Evropian - "Zëri yt".
Historia e shfaqjes, e cila fillon në orën 21.00, do ta çojë publikun në një udhëtim nëpër peizazhin kompleks të zgjedhjes, ku çdo prag i kaluar është një hap drejt së panjohurës, por edhe një mundësi unike. Hyrja do të jetë falas. Shfaqja është pjesë e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Dritave LUNAR.
Dita e Evropës festohet edhe në qytetin e dytë më të madh në vendin tonë dhe qytet më të vjetër në Evropë - Plovdiv. Koncerti i Shoqërisë Këngëtare të Plovdivit "Angell Bukoreshtliev" fillon në orën 18:30, ndërsa veprimtaria është pjesë e Kalendarit Kulturor të Komunës së Plovdivit.
Në Varna, një ritual ushtarak tradicional për qytetin do të zhvillohet përpara Monumentit Përkujtimor të Regjimentit të Tetë Detar. Ceremonia fillon në orën 10:00 dhe një orë më vonë pritet një ritual solemn i ngritjes së flamurit të BE-së përpara ndërtesës së Komunës, e cila është organizatore e festës, së bashku me Forcat Detare të Republikës së Bullgarisë dhe Mitropolisë së Shenjtë të qyteteve Varna dhe Veliki Presllav.
Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari fton qytetarët e Sofjes dhe miqtë e qytetit në një koncert festiv me rastin e Ditës së Evropës dhe njëzet vjetorin e zgjerimit më të madh të Bashkimit Evropian më 9 maj. Festimi do të fillojë në orën 16:30 me prezantimin e kulturës dhe traditave të vendeve që iu bashkuan Bashkimit Evropian 20 vjet më parë. Mysafirët do të mund të shijojnë ushqime dhe pije vendase nga Qiproja, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria dhe Republika Çeke dhe të marrin pjesë në lojëra shpërblyese.
Në orën 17:30 do të mbahet një koncert me titull "20 vjet bashkë" me muzikë dhe valle të prezantuara nga artistë nga vende të ndryshme të Evropës.
Veprimtaria organizohet së bashku me Bashkinë Metropolitane, Parlamentin Evropian në Bullgari, ambasadat e Qipros, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke, Aeroportit të Sofjes dhe Bankës Evropiane të Investimeve në Bullgari.
Përpilues: Ioan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, europarl.europa.eu
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..