Në Ditën e Guximit dhe festën e Ushtrisë Bullgare - 6 maj, Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm Suprem Rumen Radev do të marrin pjesë në ceremoninë e bekimit të flamujve të betejës në sheshin “Shën Aleksandër Nevski". Ai do të pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe do të vendosë kurorë me lule para monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas do të zhvillohet marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Do të zhvillohet edhe ndërrimi ceremonial i gardës së nderit para Presidencës, ku do të marrin pjesë edhe njësitë e gardës studentore.
Në ritualin solemn do të marrin pjesë ministri ushtarak në detyrë Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes adm. Emill Eftimov, oficerë të lartë të ushtrisë bullgare, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore, të trupit diplomatik, të sindikatave ushtarako-patriotike.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..