Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkia e kryeqytetit dekoroi Sofjen me instalime vezësh dekorative të Pashkëve

Foto: Ivan Shishiev

Vezë dekorative të zbukuruara me lule natyrale dhe gjelbërim dekorojnë Sofjen për Pashkë. Instalimet me lartësi nga një deri në dy metra e gjysmë u vendosën me ndihmën e Bashkisë Metropolitane.

Dekorimi me një nga simbolet tradicionale të festës mund të shihet në parkun e Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK), në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov", në kopshtin rreth tempullit "Shtatë Shenjtorët" dhe në "Shën e Diela".

Për dekorim u përdorën lule natyrale të stinës, të cilat me ngjyrat e tyre të ndezura krijojnë një humor festiv për banorët dhe mysafirët e qytetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD