Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Dimitër Gllavçev
Foto: gov.bg

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së Matthias Cormann. Të dy folën në kuadrin e Takimit të Këshillit Ministror të OECD në Paris. Nga biseda u bë e qartë se horizonti për pranimin e vendit tonë është fundi i vitit të ardhshëm 2025. Janë pranuar gjithsej 31 raporte të komiteteve të OECD-së për Bullgarinë, kanë mbetur akoma 26 të tjera. Kryeministri tregoi se Bullgaria është e gatshme për negociata intensive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja bëri thirrje për takime të lidershipit për të formuar një qeveri

E rëndësishme është që Bullgaria të dalë nga ngërçi - kështu e komentoi ecurinë e negociatave për formimin e qeverisë nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo bëri thirrje që të pritet fundi i tyre, duke parë një mundësi që më shumë palë t'i përgjigjen..

botuar më 24-06-18 1.17.MD

Përfaqësues të mediave bullgare jashtë vendit nderuan veprën e Hristo Botevit

Pjesëmarrësit në Takimin e 19-të Botëror të Mediave Bullgare, organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), nderuan veprën e Hristo Botevit në Brailla të Rumanisë. Drejtori i përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev dhe Evgeni Veselinov, kryeredaktor i..

botuar më 24-06-18 12.59.MD

Deri në fund të vitit 2024, Bullgaria do të investojë më shumë se 2,3 miliardë dollarë në mbrojtjen e saj

Sipas të dhënave të NATO-së, Bullgaria këtë vit do të investojë 2,18 për qind të Produktit të saj të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje, sipas dokumenteve të shpërndara nga aleanca në prag të takimit të liderëve të vendeve të paktit. Forumi do të..

botuar më 24-06-18 11.28.PD