Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të kërkojë përgjegjësi nga personat që e paraqitën propozimin për shqyrtim në kabinet dhe do të kërkojë shpjegime me shkrim nga ministrja e shëndetësisë, Galja Kondeva, për faktet dhe rrethanat e rastit.
Ndërkaq, investitori kryesor “Liga Tregtare” njoftoi se heq dorë nga krijimi i repartit pediatrik dhe ndryshon emrin e spitalit.
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 milionë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..