30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë rritur nga 5% deri në 10%,” tha për BNR Burgas Elena Andonova, menaxhere e katër hoteleve në resort dhe eksperte në fushën e turizmit.
Fluturimet e para çarter me grupe të organizuara turistësh priten në fillim të majit, njoftojnë nga Aeroporti i Burgasit.
" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..
Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..
Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..
Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë..