Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori "Vanja Moneva" feston 30 vjetorin e krijimit

Foto: YouTube / OurHomeBulgaria

Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën.

Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e krijimit me një koncert në sallën "Bullgaria" të Sofjes. Mbrëmjen e fundit të prillit ato do t'i ofrojnë edhe një herë publikut interpretime të bukura të folklorit bullgar, në një koncert të veçantë.

Këngëtaret me në krye Vanja Monevën nisin me entuziazëm projekte të ndryshme, si në fushën e folklorit, muzikës kishtare, por edhe në produksione të ndryshme xhaz, pop, muzikë për filma dhe teatër, si dhe në lëmin e së ashtuquajturës “world music”.

Në vazhdim të 30 viteve, biografia e korit përfshin qindra koncerte në Bullgari dhe në të gjithë Evropën, Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore etj. Partneriteti i tyre i suksesshëm me kompozitorin japonez Jun Miyake çon në një sërë koncertesh në Tokën e Diellit që po lind. Qeveria japoneze dhe Komiteti Olimpik i vendit ftuan ansamblin bullgar të regjistrojë një version të himnit kombëtar japonez, i cili u interpretua në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Rio 2016. Është magjepsëse pjesëmarrja e korit "Vanja Moneva" në incizimin e muzikës së filmit nga seria "Star Wars" - "Solo" (2018), kompozuar nga John Powell, si dhe në regjistrimin e muzikës së produksionit të HBO "His Dark Materials" (2019) nga kompozitori Lorne Balfe.

Në Bullgari kemi kore shumë të mira me tradita dhe ato duhet të kenë guximin të paraqiten në garat e koreve, ku të mund të demonstrojnë aftësitë e tyre vokale - tha Vanja Moneva vite më parë në një intervistë për Radio Bullgarinë. Dhe kori i drejtuar prej saj e dëshmon vazhdimisht nivelin e tij në forume prestigjioze në vendlindje, në Evropë dhe në mbarë botën. Vanja Moneva shpjegon sfidën e drejtimit të një kori në Bullgari si më poshtë:

Vanja Moneva

"Në Bullgari është e vështirë të ekzistojë çdonjë kor, nëse nuk është shtetëror apo bashkiak. Prandaj është shumë i rëndësishëm roli i dirigjentit dhe motivimi i koristëve. Rruga ime profesionale ka qenë shumë e vështirë që nga vetë fillimi, por vështirësitë më kanë bërë më të fortë, sepse e di që e bëj artin tim me zemër të pastër dhe me shumë dashuri. Kështu i motivoj edhe koristet e mia, ato janë luftëtare si unë, sepse fëmijët janë si prindi. Prandaj mendoj se pamjen e një kori e krijon dirigjenti dhe siç është dirigjenti si njeri dhe si profesionist, i tillë është edhe kori i tij.”

Le të shijojmë zërat e bukur të këngëtareve të korit "Vanja Moneva" përmes një prej performancave të tyre si pjesë e koncertit solemn bamirës me rastin e Pashkëve "Ura e Qiellit", që u zhvillua në vitin 2021, në shpellën “Ura e Zotit” pranë fshatit Liljaçe të rrethit të Vracës(Bullgaria Veriperëndimore). Kënga titullohet “O dielli i dashur i nënës”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD