Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Foto: BTA

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare.

Ai ka lindur në Sofje, por familja e tij e ka origjinën nga Sarajeva. Të qënurit aktor dukej sikur ishte e paracaktuar nga fati, pasi babai i tij, Samuel, ishte gjithashtu aktor, recitues dhe regjisor i produksioneve teatrore. Kështu, Ichak u ngjit në skenë që kur ishte në kopshtin e fëmijëve, ku luajti në një shfaqje të bazuar në përrallën "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat". Rruga drejt dashurisë së publikut kalon nëpër VITIZ (që njihet tani si Akademia Kombëtare e Arteve të Teatrit dhe Filmit), ku ai u bë pjesë e klasës së pedagogut të shquar bullgar të teatrit Prof. Stefan Sërçaxhiev dhe studioi së bashku me shumë yje të ardhshëm të skenës bullgare:

"Më pyetët për pranimin tim në VITIZ dhe për njerëzit që takova atje. Njerëz që më vonë u bënë artistë të famshëm dhe shumicën e tyre i pashë në Teatrin Satirik, ku shkova në vitin 1960. Në VITIZ isha në të njëjtën klasë me Tatjana Llollova, Hindo Kasimov, Cako Daçev, Nikolla Anastasov, Dosjo Dosev, Grigor Vaçkov - kujton aktori për Radio Bullgarinë dhe ndan një sërë momentesh interesante: Me Tatjana Llollovën, më kujtohet mirë, ishim në një trupë që bënte turne në Bullgari dhe zgjati 30-40 ditë. Ne ishim në qytete të ndryshme duke prezantuar një program të estradës dhe luanim edhe në një dramatizim të një tregimi nga Çehovi.

Për rolin e tij të parë në Teatrin Satirik - shfaqjen "Dërvenica" të regjisorit dhe në atë kohë drejtor i trupës Bojan Danovski - Icko Finci tregon:

"Kjo shfaqje, më duket, ishte luajtur më parë dhe ishte interesante, dhe vetë Georgi Kallojançev ishte bërë i famshëm me rolin e tij si Presipkin. Kishim mjekër, mustaqe dhe flokë të gjata. Kjo ishte pjesëmarrja jonë e parë në Teatrin Satirik dhe aty përfundova edhe për shkak të miqësisë me regjisorin Metodi Andonov - kujton Finci”.

Një nga rolet më emblematike të aktorit është ai si muzikant në koncertin legjendar të 1 prillit, të cilin ai e organizoi së bashku me kolegët e tij Rashko Mlladenov, Nikollaj Binev dhe Todor Kolev.

"Posteri thoshte "Kryeveprat e klasikëve botërorë". Ne jemi amatorë, por e trajtojmë muzikën si një gjë të shenjtë. Aftësitë tona teknike janë të dobëta, por ndjenja jonë për muzikën është e fortë, por ne aq mundemi. Mund të jemi qesharak, por ne jemi përfshirë me shumë pasion – ashtu siç duhet” – është kategorik Finci.

Sot, tashmë 91 vjeç, Icko Finci jeton larg ritmit të vrullshëm të kryeqytetit tonë, por vazhdon të jetë i lidhur fort me jetën kulturore në Bullgari. Në vjeshtën e jetës, kur shumë njerëz ndalojnë së bëri plane, fati i sjell disa surpriza të mrekullueshme. Në vitin 2017, 51 vjet pas lidnjes së djalit të tij - aktorit Samuell Finzi, i cili po ndërton një karrierë në Gjermani - Ichak u bë sërish baba, këtë herë me një vajzë Matilda, e lindur nga gruaja e tij - regjisorja Lisa Boeva. Dashuria mes tyre lind një tjetër “fëmijë”, ndonëse dixhital – platformën online “Filizi 33”, për të cilën aktori flet në çdo moment me emocion të veçantë:
Icko Finci me Liza Boevën
"Unë marr pjesë në veprimtarinë e një platforme që vendos në faqen e saj studime të Lisa Boevës në lidhje me historinë e artit - pikturë, skulpturë, analiza letrare. Të gjitha këto nga një këndvështrim bashkëkohor. Unë jam lexuesi që prezantoj fragmentet e ndryshme. Kjo është një platformë për edukimin në historinë e artit, për fëmijë dhe të rritur, dhe ne imagjinojmë që familjet mund të ulen para kompjuterit dhe të shikojnë, dëgjojnë dhe reflektojnë mbi të."

Zëri i butë e kadife i Icko Fincit dëgjohet edhe në dhjetëra shfaqje radiofonike, si dhe në radiodramatizime të tregimeve për fëmijë. Biografia e tij krijuese përfshin dhjetëra role të paharrueshme në skenën e teatrit, në produksionet televizive, si dhe në disa nga prodhimet emblematike të filmave bullgarë. Dhe kontributi i tij nderohet në “Murin e Famës” përballë Teatrit të kryeqytetit 199, ku shkruhet:

"Çfarë nderi! Për së gjalli ! Faleminderit!"

Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD