Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës "Tehnomebel" në Inter Expo Center në Sofje. Në ekspozitë, e cila do të zgjasë deri më 26 prill, marrin pjesë rreth 100 kompani nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Evropa Lindore dhe Perëndimore nga të gjitha segmentet e industrisë së mobilieve dhe përpunimit të drurit. Prezantohen teknologjitë më të fundit të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobilieve, si dhe gjithçka e nevojshme për pajisjen e fabrikave të përpunimit të drurit dhe mobilieve.
Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në vendin afrikan dhe ndihmon fëmijët vendas. Ai u dekorua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,..
Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov , ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..
Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas,..