Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të karburantit do të zgjasë katër vjet. Agjencia raporton se në procesin e shqyrtimit të dokumenteve teknike për të garantuar sigurinë e funksionimit të llojit të ri të karburantit, janë angazhuar burime të konsiderueshme njerëzore, si nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, ashtu edhe nga organizata të jashtme bullgare dhe të huaja për mbështetje teknike.
Me ardhjen e karburantit të Westinghouse në central më 20 prill, ministri i Energjisë Vlladimir Malinov kujtoi se për bllokun 6 është nënshkruar një kontratë për diversifikimin e karburanteve me kompaninë franceze “Framatom” dhe kështu do të arrihet pavarësia e plotë e centralit atomik “Kozlloduj”. Aktualisht, të dy njësitë e termocentralit bullgar janë të ngarkuara me lëndë djegëse bërthamore ruse.Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..