Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën në qershor në Zvicër. Kështu deklaroi ministri në detyrë i punëve të jashtme Stefan Dimitrov në Konferencën e Dytë kushtuar sigurisë në Detin e Zi, në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Konferenca në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje organizohet bashkërisht nga ministritë e jashtme të Bullgarisë dhe Ukrainës.
Aleatët në Detin e Zi mund të mbështeten te SHBA. Putin mendonte se fqinjët e Ukrainës do të përçaheshin, por e kishte gabim. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një video-lidhjeje. "Ne punuam me Bullgarinë për të ndaluar dezinformimin e huaj," tha Blinken, duke vënë në dukje nevojën për ndihmë perëndimore për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.
Ne duhet të forcojmë sigurinë në Detin e Zi, i cili është kyç për Bullgarinë, Ukrainën, Turqinë dhe Rumania, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. Në një lidhje video, ai tha: "Vetëm humbja e Rusisë dhe kthimi i integritetit territorial në Ukrainë do të garantojë stabilitet dhe paqe," shtoi ai.
Foto: BGNES, BTADje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..