Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Foto: Pixabay

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të jetuar, të tërhequr nga natyra e bukur, mënyra më e qetë e jetesës apo arsye të tjera. Por cilat janë hapat që duhet të ndërmarrin dhe kushtet që duhet të plotësojnë të huajt - nga vendet e BE-së dhe nga vendet e treta që duan të fillojnë të punojnë në Bullgari? Me këtë pyetje të audiencës së “Radio Bullgarisë”, iu drejtuam Agjencisë së Punësimit për një përgjigje kompetente. Ata u treguan të sjellshëm dhe na dhanë informacione të detajuara për këtë temë, të cilat ne do t’jua paraqesim në formë më të sintetizuar. Agjencia e Punësimit është institucioni në vendin tonë që informon, konsulton dhe ndërmjetëson personat që janë në kërkim të një pune dhe punëdhënësit që ofrojnë vende të lira pune.

Pra, cilat janë aktet ligjore që rregullojnë punësimin e të huajve në territorin e Republikës së Bullgarisë?

  ⎫  Ligji për të huajt në Republikën e Bullgarisë;

  ⎫  Ligji për migracionin për motive punësimi dhe lëvizshmërinë e punës dhe Rregullat për zbatimin e tij;

Cilat janë kushtet e punës për të huajt nga vendet anëtare të BE-së në Bullgari?

  ⎫  Shtetasit e vendeve të tjera anëtare të BE-së që kërkojnë punë në Bullgari gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët bullgarë - kandidatë për punë;

  ⎫  Ata nuk kanë nevojë për të marrë leje pune për të filluar punë në vendin tonë;

  ⎫  Vend i lirë pune i shpallur nga një punëdhënës bullgar mund të gjendet në portalin evropian EURES. Në të publikohen vendet e lira të shpallura në drejtoritë "Zyra e Punës";

  ⎫  Si çdo kandidat bullgar për punë, ata duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga punëdhënësi për pozicionin e lirë të punës;

  ⎫  Në rastin e marrëdhënieve të punës, ata gëzojnë të njëjtat kushte si shtetasit bullgarë - në lidhje me pagesën, lejen vjetore të paguar etj.

Përveç qytetarëve të vendeve të tjera anëtare të BE-së, në tregun bullgar të punës akses të barabartë  kanë edhe shtetas të vendeve që janë pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) ose shtetas të Konfederatës Zvicerane.

Kërkesat që duhet të plotësojnë shtetasit e vendeve të treta për të punuar në Bullgari:

  ⎫  Të qëndrojë në mënyrë të ligjshme në territorin e vendit, që vërtetohet me lejen përkatëse të qëndrimit ose lejen e punës të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ose pas lëshimit të lejes nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Punësimit;

  ⎫  Nuk kërkohet leje për të hyrë në tregun e punës për të huajt me leje qëndrimi afatgjatë ose të përhershme në Republikën e Bullgarisë ose nëpërmjet të drejtës për azil ose mbrojtje ndërkombëtare në Bullgari në përputhje me Ligjin për Azil dhe Refugjatët dhe Anëtarët e Familjeve të Tyre;

  ⎫  Përfshirja në tregun e punës është e lejuar për pozicionet e punës për të cilat shtetësia bullgare nuk kërkohet me ligj.

Kur i lejohet një të huaji - shtetas i një vendi të tretë të hyjë në tregun e punës në Bullgari?

  ⎫  Kur ka një kontratë pune të nënshkruar me një punëdhënës vendas;

  ⎫  Kur është dërguar nga punëdhënësi i tij i huaj në kuadër të ofrimit të shërbimeve në territorin e Bullgarisë, duke përfshirë dhe për punësim afatshkurtër pa leje pune;

  ⎫  Më anë të transferimit brenda korporatës;

  ⎫  Kryen veprimtari të pavarura.

Cilët shtetas të vendeve të treta nuk kanë të drejtë të hyjnë në tregun e punës në Bullgari?

  ⎫  Ata të cilët kanë vizë për qëndrim afatshkurtër në Bullgari, me përjashtim të rasteve të punësimit sezonal deri në 90 ditë;

  ⎫  Ata që kanë leje për qëndrim afatgjatë në Bullgari në bazë të Nenit 24, paragrafi 1, pika 2, 6-8, 10, 14, 16, 19 dhe 20 të Ligjit për të Huajt në Republikën e Bullgarisë.

Foto: Pixabay

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD