Baza e dymbëdhjetë e aviacionit do ta shënojë festën e saj me një ditë të hapur në Aeroportin Dollna Mitropolija, njoftoi qendra e shtypit në bazë. Më datë 30 mars, ditën e shtunë, dyert do të jenë të hapura për të gjithë të apasionuarit pas aviacionit, të cilët do të mund të vëzhgojnë nga ora 10:00 ceremoninë solemne dhe programin e fluturimit. Pilotët e Bazës së 12-të të Forcave Ajrore do të fluturojnë me avionë Pilatus РС-9М, L-39 Albatros dhe ZLIN 242L.
Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin gjithashtu aviacionin e ekspozuar posaçërisht, mirëmbajtjen e avionëve, shuarjen e zjarrit dhe pajisjet speciale. Të gjithë të ftuarit e festës do të kenë mundësinë të hyjnë në kabinat e avionëve dhe të bëjnë një foto unike si kujtim.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..