Për 2/3 e bullgarëve, problemet më të rëndësishme janë "papunësia" - 39 për qind dhe kostoja e jetesës - 26 për qind, sipas një sondazhi përfaqësues të Eurobarometrit nga shkurti 2024. Për 28 për qind, kujdesi shëndetësor është shqetësimi tjetër më i rëndësishëm. 18 për qind janë të preokupuar nga problemet në arsim. Për 15 për qind është shqetësues shpopullimi dhe largimi i kompanive nga qarqet e vendit. Ndër problemet kryesore të bullgarëve nuk janë krimi, imigracioni, strehimi, mjedisi dhe ndryshimet klimatike. Por në 6 qarqet e vendit është në rritje numri i personave që e vlerësojnë situatën më të mirë se 2 vite më parë dhe janë optimistë për 12 muajt e ardhshëm. Ky nuk është rasti vetëm në rajonin veriperëndimor dhe veri-qendror. Në nivel politik, një mosbesim i madh ndaj qeverisë raportohet ndërmjet 66 dhe 75 për qind sipas rajoneve, besimi në pushtetin vendor është rreth 36 për qind.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..