Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit pranë UNESCO-së. Ajo lidhet me hapjen e sezonit të Teatrit të Kombeve në Paris në vitin 1962.
Për të gjithë të dashuruarit pas këtij arti, ofrojmë një duet nga projekti “Artistë që këndojnë”. “Dashuria” për herë të parë e bashkoi në një këngë aktoren e paharrueshme Tatjana Llollova dhe këngëtarin Orlin Goranov, të dashur për disa breza. Muzikën e kompozoi Dono Cvetkov, tekstin e krijoi Stanisllav Penev, aranzhimin e bëri Krasimir Iliev.
Lexoi më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Ani Petrova, Stojan GrebenarovE shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..