Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Saga politike bullgare e përkthyer për të huajt

Foto: Kolazhi: BGNES

Shkëmbimi i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit në krye të shtetit, i rënë dakord 9 muaj më parë, mund të jetë në prag të dështimit. I ashtuquajturi rotacion midis kryeministrit në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe zëvendës kryeministres Maria Gabriel ishte menduar të bëhej më 6 mars, por vonimi i negociatave mes dy koalicioneve të partive që e qeverisin vendin, shtynë tranzicionin e qetë në Këshillin e Ministrave. Një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet përfaqësuesve të dy koalicioneve më të mëdha në parlamentin aktual - GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), ushtruan edhe ngjarjet e disa ditëve të fundit - dorëzimi i mandatit eksplorues për formimin e qeverisë nga kandidatja e GERB-SDS Maria Gabriel , kthimi i tij i plotësuar 24 orë më vonë Presidentit dhe menjëherë pas kësaj tërheqja e mprehtë e besimit nga partnerët në qeverisje PP-DB. 

Që t'i shpjegojmë në mënyrë të kuptueshme audiencës shumëgjuhëshe të Radio Bullgarisë në mbarë botën ngjarjet që po ndodhin në jetën politike bullgare, kërkuam ndihmën e politologëve dhe vëzhguesve.

Svetlin Taçev

"Ata po luajnë një lojë pokeri, e cila për mua është e papranueshme - deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë politologu i agjencisë Gallup Svetlin Taçev. - Të gjitha këto takime na bëjnë të mendojmë se ka interesa të fshehta, kështu që nëse formohet një qeveri, të gjithë partnerët e koalicionit të jenë të kënaqur. Problemi është se e gjithë kjo mund të na çojë në zgjedhje të parakohshme dhe tashmë ne jemi një hap larg tyre. Zgjedhjet e parakohshme janë një alternativë jashtëzakonisht e keqe për vendin, sepse ka ligje që duhen miratuar, reforma që duhen zhvilluar, si ajo gjyqësore. Bullgaria duhet të shkojë në rrugën e Shengenit dhe të Eurozonës. Gjithashtu, ne po gjendemi në një situatë të vështirë gjeopolitike lidhur me luftën në Ukrainë, domethënë ka shumë gjëra për të cilat nevojitet stabilitet politik, dhe për më tepër, shumica e qytetarëve nuk duan zgjedhje të reja parlamentare”.

Politologu vuri në dukje Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe bashkëkryetarin e partisë Deljan Peevski - të sanksionuar nga "Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja" amerikane (OFAC) sipas ligjit global "Magnitsky" - si një nga pengesat e mundshme për arritjen e një marrëveshjeje. Megjithatë, për momentin jemi në një situatë të re, thekson Taçev.

“Nëse në 9 muajt e parë Bullgarisë Demokratike u duhej DPS-ja për t’u miratuar ndryshimet kushtetuese, kjo nevojë tani nuk është në një axhendë të tillë, nga e cila rezulton se ata duan që DPS-ja të izolohet. Nga ana e vet DPS-ja nuk ka një dëshirë të tillë dhe kjo duket edhe nga mesazhet e Deljan Peevskit (“Kur e ke të vështirë dhe ke nevojë për mbështetje, je me DPS-në dhe kur duhet të provosh veten, fillon të ngjitesh në kurriz të DPS-së”- thuhet në një deklaratë të tij të publikuar në faqen e internetit të DPS-së” - shënim red.) Në të njëjtën kohë, sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me organet rregullatore, ku kërkohet një shumicë e cilësuar, duhet të kërkohet ndihmë nga një formacion politik me orientim euroatlantik. Në këtë profil përfshihet natyrshëm edhe DPS-ja, gjë që ndoshta i tremb deri diku partnerët e koalicionit GERB - SDS”.

Orët e fundit, nevoja për të qartësuar rolin e DPS në menaxhim është bërë gjithnjë e më e qartë. Aq më tepër pas kërkesës kategorike të bashkëkryetarit Peevski se ai tashmë do të jetë në tryezën e bisedimeve dhe kur të kërkohet përkrahje nga partia e tij, kjo do të ndodhë para të gjithë votuesve.

Ivo Inxhov

“Tani e tutje, pavarësisht nga konfigurimi në të cilin do të qeveriset shteti, duhet të fillojë biseda e madhe për rolin e DPS-së dhe Deljan Peevskit në proceset politike”, sqaron eksperti i komunikimit Ivo Inxhov në një intervistë për BNR-në. - Këtë bisedë PP-DB ia ka borxh shoqërisë, sepse në të kundërtën, na mbetet përshtypja se ekziston një tandem “Borisov-Peevski” që përcakton marrjen e vendimeve kryesore politike”.

Politologu Milen Ljubenov është mjaft skeptik për mundësinë e vazhdimit të dialogut mes GERB-SDS dhe PP-DB.

Milen Ljubenov

Edhe sikur të arrijnë një lloj marrëveshjeje dhe në fund të fundit të ketë një rotacion, perspektivat për një kabinet të tillë nuk janë të mira dhe ndoshta pas disa muajsh do të gjendemi sërish në të njëjtën situatë skandalesh dhe tensioni, që do të çojë ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare - analizon Ljubenov - Atëherë çmimi që do të paguajnë partitë politike do të jetë shumë më i madh, sepse ato nuk e kuptojnë se me të gjitha veprimet e tyre do të çojnë në prishjen e sistemit partiak dhe në mundësinë e shfaqjes së subjekteve të reja politike në skenën politike. Dhe frika ime është se këto mund të jenë parti populliste autoritare që do ta devijojnë Bullgarinë nga rruga e saj evropiane."

Foto: BGNES, BTA, BNR

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD