Bullgaria po kalon një moment të vështirë politik, në të cilin duhet të bëhet rotacioni i parë në qeverisje në historinë tonë, i rënë dakord 9 muaj më parë kur u formua kabineti i kryesuar nga Nikollaj Denkov. Përfaqësuesja e forcës së parë parlamentare GERB-SDS, Maria Gabriel, dje, më 19 mars, i dorëzoi kreut të shtetit Rumen Radev një dosje me mandatin e parë eksplorues të përfunduar për formimin e qeverisë.
Mirëpo, dy orë pas shpalljes së projekt-përbërjes së qeverisë së re dhe nxjerrjes së një dekreti nga Presidenti për shqyrtimin e tij në Asamblenë Kombëtare, "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike "(PP-DB) njoftoi se ata po tërhiqnin besimin e tyre nga Maria Gabriel. "Ne jemi të befasuar nga ajo që është ndërmarrë nga Maria Gabriel. Nuk ka marrëveshje për atë që po bën Gabrieli", njoftoi Atanas Atanasov nga koalicioni PP-DB. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov gjithashtu konfirmoi se kabineti nuk ishte dakorduar me partnerët e tyre. “Ky është kabineti i GERB-SDS, nuk është kabinet që është dakorduar me PP-DB, nuk është dakorduar me ne edhe marrëveshja e qeverisjes ” – këto ishin disa nga justifikimet e partnerëve të koalicionit nga PP-DB. Nga ana e drejtuesve të PP-DB-së u përdorën epitete të shëmtuara në lidhje me Gabrielin, si dhe akuza se po shkelet Kushtetuta, pasi “gjysma e kandidatëve për ministra nuk e kanë dhënë pëlqimin për këtë”.
"Zonja Gabriel nuk është më pjesë e zgjidhjes së problemit, por pjesë e problemit. Ndoshta fytyra më e re dhe më e bukur e mafies në Bullgari," tha bashkëkryetari i PP-DB Asen Vasilev.
Të udhëhequr nga parimi se mëngjesi është më i mençur se mbrëmja, sot në mëngjes GERB-SDS dha një konferencë të posaçme për media, nga e cila u bë e qartë se rruga e negociatave kalon përmes një kërkim faljeje nga partnerët e tyre të mëparshëm në qeveri.
Maria Gabriel theksoi se nuk ka shkelur kushtetutën duke i propozuar ministrat në kabinetin e saj, sepse 9 muaj më parë të gjithë anëtarët e kabinetit të kaluar janë pajtuar që të mbajnë postet e tyre për 18 muaj, pra pas rotacionit të kryeministrave. Është e drejta e tyre të tërhiqen nëse dëshirojnë, theksoi Gabriel. Presidenti nxjerr një dekret vetëm për kandidatin për kryeministër dhe jo për përbërjen e propozuar të qeverisë në sallën plenare, tha Gabriel dhe shtoi:
"Unë vazhdoj të besoj se Bullgaria ka nevojë për stabilitet, për një qeveri me përgjegjësi të përbashkët. Në të, GERB-SDS dhe PP-DB duhet të jenë të barabarta. Besoj se tani është momenti kur ne duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi ndaj Bullgarisë”.
“Ne duam të kemi një qeveri, çështja është se si ta marrim kthesën pas asaj që u tha nga të dyja palët - tha lideri i GERB-it Bojko Borisov dhe i bëri thirrje PP-DB-së që menjëherë t'i kërkojë falje GERB-it, por mbi të gjitha Maria Gabriel-it. Nga fjalët e tij u kuptua se ka rrugë kthimi, por kjo varet nëse Maria Gabriel do ta pranojë faljen e PP-DB-së dhe duhet të ketë një bisedë të vështirë në partinë, sepse mazhoranca në GERB dëshiron të ketë zgjedhje të reja.
Se si do të zhvillohet dialogu dhe nëse do të arrihet një marrëveshje, kjo është ende në sferën e së panjohurës. Një shenjë se bisedimet mund të vazhdojnë janë fjalët e kryeministrit të dorëhequr Nikollaj Denkov për televizionin bTV: “Mund të ulemi në tryezën e negociatave dhe t’i përfundojmë në një mënyrë të arsyeshme”.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Foto: BTA, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..