Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski" do të jetë e hapur për të gjithë laikët nga i gjithë vendi që kanë ardhur për t'i dhënë lamtumirën Patriarkut Neofit. Këtë e njoftoi para gazetarëve Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij. Që nga mëngjesi para kishës ka një radhë besimtarësh, të cilët kanë ardhur për të nderuar kujtimin e bariut tonë shpirtëror. Përveç besimtarve dhe klerit ortodoks, para eshtrave mortore të Shenjtërisë së Tij u përkulën edhe përfaqësues të feve të ndryshme.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..