Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Foto: BTA

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Programin Bërthamor për Qëllimet Civile të Bullgarisë. Ndaj vendimit reagoi ashpër opozita “Vëzrazhdane” dhe BSP. BSP-ja e cilësoi si servitut dhe shkelje të të gjitha parimeve në BE.

Për momentin në vendin e centralit tonë të vetëm bërthamor “Kozlloduj” funksionojnë dy reaktorë me teknologji ruse. Në dhjetor 2022, Westinghouse nënshkroi një kontratë 10-vjeçare për furnizimin e karburantit të freskët bërthamor nga uzina e kompanisë në Västerös, Suedi, për një nga njësitë, dhe dërgesat do të fillojnë pas një muaji.

Me vendime të Kuvendit Popullor të janarit dhe dhjetorit 2023, ministri i energjetikës u detyrua të ndërmarrë të gjitha veprimet për të marrë një vendim pozitiv për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor me teknologjinë Westinghouse AR1000.

Në një intervistë për BNT, shefi i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Valentin Nikollov, tha se njësitë e reja të uzinës - Nr. 7 dhe Nr. 8, do të kushtojnë më pak se 30 miliardë leva (15 miliardë euro), nga të cilat 20 për qind do të jetë vetë-kontribut , pjesa tjetër - nga kreditë.

Pritet Westinghouse të shpallë çmimin e tij në fund të këtij muaji. Blloku 7 duhet të jetë funksional në vitin 2034, dhe 2-3 vjet më vonë - blloku 8. Deri më tani, asnjë bllok nuk është ndërtuar në Evropë duke përdorur teknologjinë AR1000.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Duhen 35 miliardë leva për rehabilitimin e plotë të rrjetit rrugor

Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..

botuar më 25-04-14 9.03.PD

Bullgaria është e para për sa i përket rritjes së çmimit të banesave në BE

Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..

botuar më 25-04-12 1.05.MD

Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore në Bullgari është 1738,01 leva (888.63 euro)

Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore për vendin për shkurt 2025 është 1738,01 leva. (888.63 euro), njoftoi Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Krahasuar me një muaj më parë, ka një rritje prej 4,73 leva. (2.42 euro)...

botuar më 25-04-11 10.51.PD