Filluan konsultimet dyditore politike të presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament, sipas Kushtetutës, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë. Konsultimet po zhvillohen pasi kryeministri i qeverisë së parë me rotacion, të dakorduar nga PP-DB dhe GERB-SDS, dha dorëheqjen më 5 mars dhe të nesërmen parlamenti pranoi dorëheqjen.
Takimi i parë i sotëm ishte me grupin më të madh parlamentar - GERB-SDS. Pas përfundimit të tij, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme në dorëheqje dhe kryeministre e ardhshme e mundshme pas rotacionit, Maria Gabriel nga GERB, tha se toni i negociatave të pushtetarëve gjatë fundjavës ishte konstruktiv, por duhet më shumë kohë për të kapërcyer dallimet. Për këtë arsye ajo kërkoi nga presidenti Rumen Radev që të presë me dorëzimin e mandatit për formimin e kabinetit.
Takimi i radhës i presidentit Radev ishte me forcën e dytë parlamentare - PP-DB. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov nga PP bëri thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të negociatave me GERB-SDS për qeverinë e ardhshme. Ai e siguroi presidentin se PP-DB-ja duan që të bëhet rotacioni, por në mungesë të marrëveshjes janë gati për zgjedhje të parakohshme. “Megjithatë, ky nuk është një opsion i mirë”, theksoi Denkov. Ish-kryeministri nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjes së një gazetari për emrat e ministrave të diskutuar në negociatat mes PP-DB dhe GERB-SDS. Sipas fjalëve të tij, “derisa të bihet dakord për gjithçka, asgjë nuk është dakorduar”. Ai pranoi se marrëdhëniet mes pushtetarëve janë të ndërlikuara.
Në takimin e fundit për sot - me DPS-në, Lëvizja theksoi se ata janë faktori i stabilitetit në qeverisje. Nëse ndodh rotacioni, ata do të mbështesin vendimet që lidhen me orientimin euroatlantik të vendit. “Shpresojmë që subjektet kryesore ta gjejnë formulën. Nëse jo, gjithmonë ekziston mundësia për të gjetur një konfigurim tjetër, por duket se do të jetë mjaft e vështirë”, komentoi kryetari Xhevdet Çakërov negociatat mes GERB-SDS dhe PP-DB.
Ditën e marte konsultimet vazhdojnë me forcat e katërt, të pestë dhe të gjashtë në parlament – “Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Ka një popull të tillë”.
Gjatë zbatimit të kontrollit kufitar dhe masave kompensuese, oficerët e Policisë Kufitare kryejnë gjithashtu kontrolle në sistemin e automatizuar të informacionit të Ministrisë së Brendshme për fletëpagesa elektronike të padorëzuara dhe për gjobat e..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30 të Shtunën e Madhe, dhe një orë më vonë, fillon një shërbesë e Pashkëve përpara Kishës Patriarkale..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një pazar bamirësie me suvenire të punuara me dorë, ëmbëlsira dhe vizatime. Ata mblodhën shumën nga 5300..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore...
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe..