Komandanti Suprem i Komandës Aleate të NATO-s, gjenerali Philipppe Lavigne, është duke bërë një vizitë në Bullgari.
"Kontributi i Bullgarisë në NATO është i një rëndësie vendimtare, veçanërisht në lidhje me rajonin e Detit të Zi dhe krahun lindor," tha i ftuari gjatë takimeve. Ai vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Nga ana e vet shefi i Mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, theksoi se jemi dëshmitarë të ndryshimeve transformuese në vetë natyrën e luftës. "Është me rëndësi të madhe për ne dhe aleatët tanë të ruajmë dhe zhvillojmë epërsinë teknologjike që ka qenë gjithmonë thelbësore për epërsinë ushtarake." Zhvillimi i një industrie të fuqishme të mbrojtjes, e aftë për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave të reja është një mësim kyç për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së”, theksoi Eftimov.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..